“Krimi dhe pasiguria” e qytetarëve suedezë, edhe pse ky mbi 70 % vjen nga emigrantët, solli mosbesimin qytetar, dhe rrëzoj nga pushteti socialdemokratët në Suedi.
Në Suedi ka kryeministër, por ai del me biçikletë a mjetin e tij, dhe udhëton jo me avjon privat, por njësoj si qytetarët e vet.
Në Suedi një ministër dha dorheqien vetëm e vetëm se u kap në timon me pak përqindje alkoli nga policia.
Në Suedi ka djegësa, por të priten gishtat po i përzieve me abuzim.
Në Suedi ka dhe ndërtohen hidrocentralë të vegjël, por kurrë nuk cënohet a përmbytet kërkush …
-Edhe në Suedi ka ambasadë, dhe ambasador amerikan, por nuk ka guvernatorë …
-Edhe aty vinë përfaqsues të DASH, por askush nuk quhet apo guxon dhe flet si Eskobar…
-Ka media përvëluese, por jo lëpirës, dhe abuzues me informimin e qytetarit .
Edhe në Suedi ka pasuri kombëtare, por ato i përkasin kombit jo Xhorxh Sorosit.

