Kryeministri Edi Rama, nga Izraeli ka fluturuar në Emiratet e Bashkuara ku po zhvillon një vizitë zyrtare dhe është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në rrjetet sociale teksa publikon foto nga takimi në Pallatin Mbretëror, Rama zbulon çfarë është diskutuar në takim.
Ja shënimi i tij në “Facebook”:
Ai shkruan se me Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka diskutuar për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike🇦🇪🤝🇦🇱

