Vazhdon takimi i kreut demokrat Sali Berisha me studentët.
Ai më parë u shpreh se Rama i shndërroi universitetet në mollë të ndaluar, por vazhdoi me akuza të tjera.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se kryeministri Rama është armik i universiteteve, teksa shtoi se 8 vite më parë ndërpreu mbrojtjen e doktoraturës.
Sipas ish-kryeministrit, mbrojtja e titulli doktor i shkencave sot shkon deri në 100 mijë euro.
Berisha: Universiteti forcohet vetëm përmes kërkimit shkencor. Nuk ka universitet që ekziston pa kërkimin shkencor të pedagogëve dhe studentëve. Ky ndërpreu 8 vite më parë mbrojtjen e doktoratave. Ky është një armik i universiteteve.
Të gjitha kërkimet si rregull shkencore bëhen në procesin e doktoratave. Sot për të mbrojtur një doktoratë, një asistent apo intelektual, duhet të matet sepse i shkon deri në 100 mijë euro. Eksperienca më e hidhur në kohën e komunizmit nuk krahasohet me situatën sot.
Unë në vit të katërt punoja në laborator sëbashku me pedagiogun tim. Ky po shkatërron universitetet me qëlllim. Tani që i ka lejuar në parim, s’ka lejuar asgjë. 700 mln lekë para të djersës tuaj, administratorët dhe rektori ia ka marrë Ministria e Arsimit.
Jua thashë këtë sepse jemi në betejë. Pedagogët tuaj po luftojnë për mbrojtjen e universiteteve. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka nëj reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkohen studentët.

