Autoritet lokale të Komunës së Trentos në Italinë e Veriut me nxitjen dhe bashkëpunimin e Shoqatës “Teuta” kanë organizuar ceremoninë e inaugurimit të memorialit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në një nga parqet e qytetit.
Lajmin e bënë me dije aktivistja dhe mësuesja Dhurata Tusha, e cila është e zgjedhur edhe këshilltare në një nga komunat e provincës.





