11 persona u plagosën herët të premten gjatë të shtënash në një shtëpi vëllazërie jashtë Universitetit Southern në Baton Rouge, Luiziana, thanë autoritetet. Ndërsa shtatë persona u dërguan në spital, asnjë nga lëndimet nuk duket kërcënuese për jetën, sipas policisë së Baton Rouge.
Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar dy persona, Daryl Sansbury 28 vjeç dhe Miles Moss 24 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se të arrestuarit janë përballur me 11 akuza.

