Ne shqiptarët, jemi kombi më i vogël, me shpërndarjen më të madhe kudo…
Sot kisha mysafirë nga shteti Colorado në një nga pronat e Meko Properties LLC.
Mysafirë të shkëlqyer, por sikur sillnin një lloj drite tjetër, kur më thanë se kishin komshi një familje shqiptare në shtëpinë ku jetonin në Arvada.
Komshinjtë shqiptarë , sipas mysafirëve, ishin njerëz shumë të mirë, madje një djalë e kishin për studime në Paris.
Sa shumë më gëzoi një koincidencë e tillë. Po të pyesja më shumë do më dilte mik, por thjesht u bëra amerikan. “Të fala komshinjve nga një shqiptar në Minesota” thashë duke qeshur.
Më mbuloi një lloj ngazëllimi dhe gati bërtita për të më dëgjuar dikush në Tiranë: “Grinduni shqiptarë, grinduni/ Bota është e juaja…”
Nga Amerika Shefqet Meko/ “Grinduni shqiptarë, grinduni/ Bota është e juaja…”
Leave a comment
Leave a comment

