Mbas disa vitesh Italia ka një qeveri politike, përfaqësuese të votës së italianëve.
Një element ky thelbësor për një qeveri të fortë, stabël, të përgjegjshme para elektoratit të saj.
Për një qeveri me kurajo e vizion për të përballuar sfidat e vështira që e presin.
Dhe garanci, në radhë të parë për këto cilësi, është vetë Kryeministria Meloni.
Një politikane europeiste, me një vizion të qartë euroatlantik, që çdo hap i karrierës së saj është i lidhur me atë çfarë ajo vetë ka realizuar, gjë për të cilën është votuar, asgjë nuk i është “dhuruar”!
Dhe si e tillë Znj.Meloni e qeveria e saj do të jetë një mbështetje e fortë edhe për vendin e Rajonin tonë, për përshpejtimin e procesit tonë të integrimit europian e drejtimin drejt Perëndimit të “fytyrës ” sonë.
Italia është një partner strategjik tejet i rëndësishëm për ne, është “porta” jonë kryesore për në Europë.
Forcimi i lidhjeve me atë veçse na çojnë në drejtimin e duhur.
Italia është në Perëndim.
Zgjerimi i marrëdhënieve shumë të ngushta me atë, që do të jetë dhe një prioritet i Qeverisë Meloni, jo vetëm na drejton andej, drejt familjes sonë natyrale.
Por dhe na ndihmon në realizimin e ndryshimeve të thella politike, që vendit tonë i nevojiten për të mos u degdisur më tej diku në Lindje, nga ky rregjim.
Urimet më te mira Kryeministres Meloni dhe Qeverisë së Saj !

