Dy fotot që shoqërojnë këtë shënim janë realizuar nga mjeshtri i aparatit, apo sikurse e quajnë në Mallakastër, Marubi i Ballshit, Izet Asllanaj.
Aty shfaqet KPTHN ( Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës) në luginën e fshatrave Panahor-Kalenjë- Aranitas, në fund të qytetit të Ballshit.
Fotot janë në dy kohë, njëra e para pak viteve, ku duken oxhakët e uzinave dhe tjetra aktuale, ku duket se është është shndërruar në një arë, gati për t’u mbjellë.
Lumi Gjanica rrjedh si zakonisht bri asaj “parcele” me zhaurimën e lehtë rrëshqitëse dhe me shpresën që të ripopullohet me peshkun e vogël malor, sikurse e kishte faunë të tij para viteve 1970.
Një qytet naftëtarësh, por që s’ka më asnjë punëtor nafte.
Faji i kujt ?
Ku ndahet faji apo gabimi në Shqipëri…
Fajtor gjithë klasa politike e vendit, dikush më pak, dikush më tepër.
Viktima ?
Mallakastriotët !


