Kupola e një xhamie të madhe në Xhakartë është shembur pas një zjarri të papritur.
Ndërtesa ishte duke ju nënshtruar punimeve për rinovim.
Raportohet se nuk ka viktima.
Është hera e dytë që kjo xhami përfshihet nga flakët, por rasti i fundit ka qenë shkatërrues.
Kupola e xhamisë mori flakë për herë të fundit gjatë rinovimeve pothuajse saktësisht 20 vjet më parë, me zjarrin e tetorit 2002 që iu desh pesë orë për t’u shuar, raportoi Gulf Today.


