Kryeministri Edi Rama ndodhet për disa takime në Elbasan, por ai ka reaguar edhe për ngjarjen e djeshme të policisë ku vdiq Lear Kurti, pas arrestimit nga policia. Sipas tij, nuk është e drejtë që të akuzohet policia, pasi ajo ka marrë masa duke pezulluar personat përgjegjës.
Kryeministri përmendi edhe rastin e deputetit Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë nga foltorja e Kuvendit se po i mbyllte bizneset me polici.
Ai ndali edhe te media, duke thënë se është shndërruar në një barrikadë kundër qeverisë, për arsye të pronarëve.
“Kanë që dje që akuzojnë policinë e shtetit se ka vrarë një djalë të ri, ndërkohë në mënyrën me korrekte dhe seriozë policia ka pezulluar personat që mos jenë të përfshirë në asnjë proces. Është ngarkuar agjencia përkatëse është mjekësia ligjore dhe nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, raportin e mjekësisë ligjore. Po si është e mundur, po çfarë lloj qeniesh janë këto, që ju dalin njerëzve si gogolë në ekrane e televizorëve. Në ato ekrane ku ju e shikoni, Megjithëse flasim për një regjim që kontrollin gjithçka, praktikisht ne nuk kontrollojmë asgjë, sepse ato janë ekran në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pranuarve të tyre. Duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin rrugëve. Pasi në mëngjes dalin e vrau e vrau policia, del pasdite një deputet dhe tregon si regjimi i prish biznesin”, tha Rama

