Kreu i PL-së, Ilir Meta, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka shpërndarë videon e protestës që pati thirrur më 2 mars, kur ishte President i Republikës dhe shpreh falënderim dhe mirënjohje për “popullin e 2 marsit”, sikurse ai e quan.
Gjithashtu ai citon një nga etërit themelues të SHBA-së:
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga Qeveria aty ka tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI”.
Mesazhi i Metës:
Në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, një falenderim dhe mirënjohje për popullin e 2 Marsit që ju përgjigj thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur pavarësinë e këtij institucioni shumë të rëndësishëm nga tentativat mafioze të Kryeministrit, nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjit, për kapjen dhe asgjësimin përfundimtar të saj.
Nisma e sektit të “Rilindjes” përmes ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ndal vetëm falë shprehjes dhe qëndresës së palëkundër të vullnetit të popullit.
Ndaj të mos harrojmë mësimin e Thomas Jefferson: “Kur populli ka frikë nga Qeveria aty ka tirani. Kur Qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI”. ✌️🇦🇱

