Vetë Jim e bënë me dije praninë e tij në kryeqytetin shqiptar.
Ai ka postuar në Instagram një foto nga Sheshi “Skënderbej”.
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ndodhet në Tiranë momentalisht.
James Adam Belushi (Xhejms Belushi) ose Jim Belushi ( Xhim Belushi), lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.
Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi (lexo; Xhon Belushi), po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit.
John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar.


