Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot Koordinatorin për Universitetet dhe Studentët, Kristian Kina.
Ai ka shprehur mbështetjen e subjektit të tyre politik për universitetet dhe arsimin.
Postimi i Metës:
Kënaqësi ta nisja sot punën duke takuar Koordinatorin për Universitetet dhe Studentët, Kristian Kina. E sigurova se mbështetja e Partisë të Lirisë do të jetë maksimale sot në opozitë dhe nesër në qeverisje. Për ne nuk ka Zhvillim pa Arsim. Investimi më strategjik për ne do të jetë për arsimin dhe të rinjtë! 📚🇦🇱

