Kjo sëmundje përbën padyshim patologjinë më serioze të gjirit dhe një nga problemet më të rëndësishme për shëndetin e grave në përgjithësi.
Një.. në çdo nëntë gra preket nga kanceri i gjirit
Në Shqipëri preken mbi 700 gra dhe vajza çdo vit nga kjo sëmundje
Faktori më i rëndësishëm nga i cili varet suksesi ndaj kësaj patollogjie është koha e zbulimit të sëmundjes, për këto arsye në shume vende të botës organizohen fushata masive për depistimin e kancerit të gjirit tek gratë e shëndetshme.
Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit, kur ju..akoma nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes.
Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kësaj patollogjie janë:
Vetëkontrrolli i gjirit
Mamografia e gjirit
Ekzaminimi klinik i gjirit.
1.Vetëkontrolli i gjirit
Vetëkontrolli, është metoda më e thjeshtë dhe duhet bërë të pakten një herë në muaj, koha më e mirë është java e parë pas ciklit menstrual. Duke Kontrolluar të gjitha pjesët e gjirit, pjesët afër gjirit dhe pjesën e aksilave.
Ndryshimet që duhen vënë re, gjatë vetëkontrollit të gjirit:
Strukturës, përmasave dhe simetrisë së gjirit.
Ndryshime të formës si: Gunga, enjtje, formacione nodulare, thellime, rrudhosje të gjirit.etj.
Ndryshime në pamjen e jashtme të lëkurës ose areolës si:
tërheqje në brendësi, deformime të ndryshme, skuqje, plasaritje, lëkurë portokalli..etj.
Rrjedhje gjaku, qumështi ose sekrecione të tjera nga thithi.
Ndryshime të konsistencës, (fortësisë) në prekje, ndryshime të ndjeshmërisë etj.
2.Ekzaminimi klinik i gjirit.
Një vizitë te personeli shëndetësor kryesisht te mjeku Senolog, Onkolog ose Mjeku i familjes, të pakten një herë në vit.
3.Ekzaminimet imazherike.
Mamografia e gjirit, duhet kryer çdo vit, për grate dhe vajzat mbi 40 vjeç, që kanë ose kane patur të afërm me kancer të gjirit ose të vezoreve dhe çdo 2 vjet për pjesën tjetër te grave dhe vajzave.
Nën moshën 40 vjeç me interes do ishte ekografia e gjirit.
Nëse vëmë re ndryshime në strukturën e gjirit nuk duhet të shqetesoheni nga këto ndryshime sepse shumica e këtyre ndryshimeve, shkaktohen nga patologji te gjirit, por që janë të parrezikshme për jetën, të tilla janë.
Çrregullime të natyrës hormonale, tumore beninje, formacione kistike
Infexione të ndryshme, gjendje inflamatore..etj. të cilat janë të parrezikshme për jetën dhe shërohen pas një trajtimi efikas.
Faktorët e rriskut, janë:
Shkaku i saktë i kancerit të gjirit nuk është përcaktuar ende, nga ana tjetër ka disa faktorë që shtojnë rrezikun për kancer të gjirit.
* Mosha mbi 50 vjeç.
Me rritjen e moshes rritet propabiliteti për tu prekur nga nga kjo patollogji..megjithëse vitet e fundit më shumë se 20 % e tumoreve të gjirit zbulohen në mosha më të reja.
* Histori familjare të kancerit të gjirit, veçanërisht kur në familje është ose ka qenë prekur nëna, motra ose vajza.
* Ndryshimet gjenetike prezente (mutacione) në genet BRCA1 ose BRCA2.
Mutacionet e këtyre lloj gjeneve lidhen me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve.
* Histori familjare me
kancer të ovarit.
* Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë pas moshës 30 vjeç.
* Menstruacionet e para në moshë shumë të hershme, para moshes 12 vjeç.
* Menopauzë pas moshës 50 vjeç.
* Përdorimi i mjekimit me hormone si:
(estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite.
* Densitet të shtuar të indeve të gjirit.
* Trajtimi me Radioterapi të sipërfaqes së gjirit.
Veçanërisht para moshës 30-vjeçare.(p.sh.trajtimi i limphomave Hodgkin)
* Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë.
* Përdorimi i alkoolit.
* Duhanpirja.
* Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku.
* Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore.
* Moskryerja e aktivitetit fizik.
A mund të zbulohet kanceri i gjirit ne gra me risk te larte.
Nese ju jeni nje nga grate ose vajzat me risk të lartë për tu prekur nga kanceri i gjirit, ju mund të keni mundësi të kryeni:
* Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet.
* Vlerësim të riskut gjenetik.
* Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.
Parandalimi i kancerit të gjirit.!
Si mund të minimizojmë rrezikun për t’u prekur nga Kanceri i Gjirit.
Studimet kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetes ndikon ndjeshem në uljen e e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri i gjirit, përfshirë edhe gratë ose vajzat të konsideruar me rrisk të lartë për t’u prekur.
Duke ulur ndjeshëm përdorimin e alkolit.
Ajo ç’ka sdudimet dhe specialistët rekomandojnë është, ulja e konsumit të alkoolit në jo më shumë se 1 gotë në ditë.
T’i themi Jo, duhan-pirjes
Po kështu ka shumë studime që tregojne një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe kancerit të gjirit, sidomos te gratë në pre-menopauzë.
Mbani nën kontroll peshën tuaj
Të qenit mbi peshë ose të qenit obezë, rrit rrezikun për kancer gjiri sidomos për gratë qe janë obeze në periudhën post-menopauzë.
Kryeni sa më shumë aktivitet fizik
Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme e cila nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Me se paku 250 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.
Ushqyerja me gji.
Ushqyerja me gji, luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit.
Sa më shumë të zgjasë periudha e ushqyerjes me gji, aq me shumë rritet edhe efekti mbrojtës ndaj kësaj sëmundje.
Reduktoni dozat dhe kohëzgjatjen e hormon-terapisë në menopauze
Nëse jeni duke marre hormon-terapi për të dominuar simptomat e menopauzës për nje periudhë 3-5 vjet duhet të limitoni dozën dhe konsultohuni me specialistë për alternativa të tjera trajtimi.
Rrezatimi.
Ekspertët këshillojnë që të evitohet sa më shumë të jetë e mundur ekspozimi ndaj rrezeve radioaktive dhe ndotjes ambientale.
Dieta.
Një dietë e shëndetshme ushqimore mesdhetare ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga disa lloje kanceri..e ne vecanti nga kanceri i gjirit.
Kjo për faktin se dieta mesdhetare bazohet kryesisht në ushqime me bazë bimore si frutat, drithërat, perimet, bishtajoret dhe arrat. Personat që zgjedhin këtë dietë ushqimore automatikisht zgjedhin konsumin e yndyrnave të shëndetshme si vajin e ullirit në vend të gjalpit dhe peshkun në vend të mishit të kuq.
Në përfundim:
Jeni vigjilent dhe bëni kontrolle të herëpas-hershme të gjirit.
Nëse vini re, ndonjë ndryshim si psh. kokërr në gjoks ose ndryshime në lëkurë, duhet të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku specialist senolog, onkolog ose mjeku juaj i familjes..

