Aktori dhe moderatori i mirënjohur Julian Deda nuk ngurron aspak që të kandidoi nën flamurin e opozitës për të fituar kreun e Bashkisë Tiranë.
Ai e ka shprehur ambicien e tij në një intervistë për Euronews Albania.
Kujtojmë se Julian Deda është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ai deklaroi se kandidaturat për bashkinë do të vendosen nga të gjithë demokratët përmes primareve.
Nga pohimi i tij:
“Tani, ndoshta ka ardhur koha që ta marrin në dorë njerëzit atipikë, që i shohim përditë, që vuajnë njësoj si ne.
Kemi nevojë t’i shohim këto njerëz të na drejtojnë, ndoshta këto njerëz na e dinë më mirë hallin, sesa një politikan i sprovuar në karrierë, i cili i ka mbyllur hallet e veta.
A do doja unë të isha? Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem.
E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim.
Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër”, u shpreh Deda.

