Gjatë qëndrimit në Berlin ku mori pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kreu i qeverisë shqiptare në një status në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë në disa foto nga takimi me Scholz, por nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë biseduar së bashku.
Rama shkruan se do të jetë kancelari i Gjermanisë, ai që do të mbyllë këtë kongres.
Ja postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Berlini, ku sot në mesditë mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏

