Pedagogët dhe stafet universitare kanë protestuar përsëri sot për rritjen e pagave dhe plotësimin e kërkesave të tjera që i kanë paraqitur qeverisë.
Ata njoftuan se do të vijojnë bojkotin edhe të hënën, që zyrtarisht nis frekuentimi i auditorëve.
Nisur nga kjo, ka reaguar në rrjetet sociale sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka.
Ai shpreh mbështetje për stafet akademike dhe paralajmëron se rrezikohet nisja e vitit akademik.
Ja postimi:
Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik. Pedagogët njoftuan vijimin e protestave.
Kryeministrit i ka mbetur të rrisë tonet nacionaliste për të larguar vëmendjen nga pirgu i dështimeve të qeverisjes së tij. Pedagogët nuk gënjehen me fjalimet e tij. Rama është i paaftë për të fyer inteligjencën e tyre.


