111 vjet nga dita, kur patriotët në ditë jo të lehta për kombin vendosën të hapin shkollën e parë shqipe në zonën verilindore të Shqipërisë, më 14 Tetor të motit 1911 në Kolesjan të ( Lumës ) Kukësit.
Mirënjohje për para’ardhesit tanë patriot e liri-dashës që të frymëzuar nga burrat e mëdhenj të rilindjes kombëtare dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, falë përpjekjeve të tyre kulmuan me hapjen e kësaj vatre dije e kulture kombëtare, nga mësuesi i nderuar Riza Islam Spahiu.
Nderime e mirënjohje për të gjithë mësuesit, që kanë kontribuar në këtë shkollë ndër vite, duke u bërë referencë të përhapjes se dijes që rriti e edukoi qindra intelektual të fushave të ndryshme, që shkëlqyen në mbarë trojet tona, por dhe në diasporë.
Si ish nxënës i kësaj shkolle, shpreh konsideratën më të lartë për punën e pa lodhur që mësuesit kanë bërë për edukimin dhe formimin me dije e kulturë ndaj nxënësve të shkollës “Lidhja e Prizrenit” Kolesjan.
Faleminderit !
Ju keni dhënë më shumë se dije , përcollët identitetin dhe dashurinë për vendin e familjen.


