Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ai ishte duke drejtuar një mjet pune, traktor, kur humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në mes të rrugës, duke i marrë jetën atij.
Sipas raportimit të medieve greke ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në Mesolongi.
Mësohet se viktima ishte baba i një fëmije, ndëra pritej që të bëhej baba për herë të dytë këto ditë, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal për shqiptarin.

