Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e diplomates Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka theksuar se pas Luftës së Parë Botërore, “është mbjellë fara se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur”.
“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”.
Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.
Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet…
Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave”, ka deklaruar Yuri Kim.
Postimi i plotë:
🇦🇱️ | “Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”. Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur. Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet… Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores: https://bit.ly/3eqfm18
🇺🇸️ | “There is a saying that is found in just about every country in the world: ‘You reap what you sow.’ More than 100 years ago, as World War I came to an end, a seed was planted in the rubble of war – it was the idea that nations have a right to determine their own fate and that Albania should exist as a sovereign, independent state. That seed was planted alongside another that we are born with – the idea that humans are meant to be free, that we are endowed with certain rights, that we each deserve dignity… In 1991, the people of Albania broke through that darkness. In so doing, you not only let the sun shine at last on those seeds, but you joined hands with us again to plant new seeds. The Albanian American Development Fund – or AADF – was one of those seeds.” U.S. Ambassador Yuri Kim at the 100th Anniversary of U.S.-Albanian relations commemoration event with the Albanian-American Development Foundation. Read the full remarks: https://bit.ly/3ermSc2

