Gazmend Bardhi ka folur sot lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes deputetëve të PD për zgjedhjet lokale.
Bardhi tha, se ai nuk është nëgociator, por do të zhvillojë bisedime për të parë modalitetet e bashkëpunimit që mundësojnë fitoren ndaj PS në zgjedhjet lokale.
“Në dijeninë time zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Do të kontaktoj me zotin Paloka. S’do negocioj me zotin Paloka, do të bisedojë me të për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Me këtë rriten shanset për të fituar zgjedhjet. Nuk bëj bisedime para kamerave. Do të bisedoj me zotin Paloka për të parë se kush është grupi i kolegëve që përfaqëson zoti Paloka. Do shprehim qëndrim. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte, se nuk pranojnë demokratët.” u shpreh Bardhi.

