Mbas shoqërimit në policinë e Tiranës të
Endrit Dokle, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi, ka reaguar gazetari Basir Çollaku.
Me një status në rrjetet sociale ai ngre një sërë pyetjesh për policinë…
Ja postimi i plotë:
Në polici për vrasjen e Brilant Martinajt?!!
Shoqërohen në policinë e Tiranës
Endrit Dokle
Fatjon Murati
Gentjan Reçi
Policia ende nuk ka percjellë të dhëna nëse të shoqëruarit kanë qenë të armatosur apo jo, ka urdhër ndalimi, janë të dyshuar për ngjarje konkrete kriminale. ?!
Murati ka qenë një ndër presonat e marrë në pyetje nga grupi hetimor, pas masakrës së Fushë Krujës mesditën e 17 korrikut, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Nderkohe ka qene ne kerkim dhe per armembajtje pa leje.
Prokuroria ka kërkuar më herët marrjen në pyetje të Fatjon Muratit, Gentian Reçit, Endrit Dokles i cili është një lidhje familjare me Reçin. Gjithashtu pjesë e listës për t’u marrë në pyetje ishte edhe nipi i deputetit socialist Rraja. Dokle e Reçi janë marrë me parë në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, pas vrasjes së Martinajt. Dokle ndodhet me lirim me kusht dhe shoqërimi me persona në kërkim, ia ndalonte vendimi i gjykatës që mundësoi daljen nga qelia. Ndërkohë zhdukja e Ervis Martinajt prej afro dy muajsh, është tjetër ngjarje e cila nuk mund të jetë e shkëputur nga hetimi i ngjarjes së 17 korrikut 2022 ku u vra djali i xhaxhait të tij. Por deri tani policia dhe Prokuroria nuk kanë një deklarim zyrtar të mbështetur në prova, nëse është gjallë apo ka vdekur…!!

