Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot kryetarin e komunës Ulqin, Omer Bajraktari.
Veliaj u shpreh se, e sigurova Bajraktarin për ndihmë në rijetëzimin e projekteve të infrastrukturës, siç po bëjmë me Tuzin dhe Preshevën.
Ja postimi i Veliaj:
Shumë i lumtur që prita kreun e ri të Komunës së Ulqinit📍, Omer Bajraktari, të cilin e sigurova se Tirana do të jetë gjithmonë një mbështetëse e komunave shqiptare🇦🇱 në rajon.
Më vjen mirë që ai e mirëpriti dëshirën për ndihmë në rijetëzimin e projekteve të infrastrukturës, siç po bëjmë me Tuzin dhe Preshevën🤝. Bashkë🙏!

