Në thonjëza është shënimi i Ramës:
“📍Pragë – Fotoja Familjare e liderëve të Komunitetit Politik Europian🤝”
Kryeministri Rama ndodhet në Pragë ku janë mbledhur për dy ditë drejtuesit e vendeve evropiane.
Kujtojmë se Liderët e të gjitha shteteve evropiane përveç Bjellorusisë dhe Rusisë janë mblidhur më 6 dhe 7 tetor në Pragë të Çekisë për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave. “Paqja dhe siguria, energjia, ndryshimet klimatike, situata ekonomike, si dhe migracioni dhe mobiliteti”, janë temat që do të diskutohen në takim.


