Lajmin e bën me dije kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia në rrjetet sociale.
Ja postimi:
Me presidentin e Republikës, shkëlqësinë e tij z. Bajram Begaj, i cili zgjodhi që të parën vizitë jashtë Tiranës, ta zhvillojë në Shkodër. Pata kënaqësinë ta pres në zyrën e kryetarit të bashkisë, ku biseduam rreth vlerave e pasurive të mëdha që dallojnë Shkodrën e shkodranët si dhe sfidat që ka pushteti vendor në shërbimin ndaj komunitetit.
Ceremonia e dekorimit me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar në 100 vjetorin e krijimit të gjimnazit “28 Nëntori” ishte një tjetër moment kyç, që padiskutim bën krenar çdo shkodran, për vetë vlerat që ndër breza ka përcjell ky institucion arsimor.




