Njoftimi:
Policia e Shtetit / 24 orë intensive në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërive.
✅Si rezultat i kontrolleve “blic”, finalizohen 4 operacione policore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në Tiranë, Gjirokastër, Korçë dhe Durrës.
-6 shtetas në pranga, 6 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të sekuestruara.
✅Operacioni “Home”, në Durrës-20 kg kanabis të proces tharjeje të sekuestruara, në pranga shtetasi që mbante lëndën narkotike në banesë.
✅Punë e pandërprerë nga DVP Tiranë për goditjen e fenomeneve kriminale.
-Vihet në pranga 37-vjeçari me masë sigurie, përsëritës për vjedhje;
-Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge, në pranga një 23-vjeçar, nën hetim 3 shtetas të tjerë;
-Reagim i shpejtë dhe punë profesionale për të vënë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të një plagosjeje me armë zjarri.
✅Evidentohet dhe goditet në PKK Qafë Prush, një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra, në pranga 2 shtetas.
Kontrollet “blic”, operacionet, puna policore dhe hetimore vijojnë në terren, 24/7.

