Deputeti Xhelal Mziu, që është gjithashtu pedagog i ekonomisë, shkruan se pagat e një pedagogu me titull dr.shkencash është më e ulët nga sanitarja në FZHSH, OSHEE, apo në institucione të tjera.
Një pedagog paguhet sa 50% e nivelit të trajtimit financiar të kolegëve të tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe disa herë më pak se kolegët e tyre në Europë, shkruan ai.
Ja reagimi i plotë:
Është skandaloze të kompensohen oligarkët për rritjen e çmimit në punët publike dhe pedagogët të paguhen më pak se 15 vite më parë, kur inflacioni dhe rritja e çmimeve janë rekord sot në Shqipëri!
Protesta e pedagogëve për krijimin e kushteve minimale të trajtimit të tyre financiar, është një kërkesë minimaliste që duhet realizuar nga qeveria e rilindjes!
Një pedagog, një doktor shkencash, një profesor sot paguhet më pak se një punonjës i administratës së FSHZH, OST, OSHEE, etj.
Një pedagog paguhet sa 50% e nivelit të trajtimit financiar të kolegëve të tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe disa herë më pak se kolegët e tyre në Europë!
Niveli i pagës së pedagogëve nuk ka patur asnjë rritje këto 10-15 vitet e fundit, madje është zvogëluar pagesa e tyre, për orët suplementare, për kërkimin shkencor, për vështërsitë, apo dhe stimujt e ndryshëm financiar që merreshin më parë!
Është e papranueshme që pedagogët largohen nga Shqipëria për shksk të pagës. Është e papranueshme që një pedagog part time në Kosovë e Maqedoni merr sa një pedagog defenitiv në Shqipëri!
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës në masën 50% është e papërfillshme për buxhetin e shtetit në raport me kontributin e tyre!
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor, është një detyrim për qeverinë për të përfituar një staf të kualifikuar!
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëmshmëri shëndeti në punë’ është praktikë që përdoret kudo në Europë!
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, është një kërkesë unifikimi si postet e tjera në administratën shtetërore!
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare, në çdo vend të rajonit dhe më gjërë bëhen pagesa ekstra!
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosefieqensës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare, është absurde (zero taksa investitorët strategjikë, 15% BM dhe VIP), 23% pedagogët dhe shkencëtarët!
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
Efekti financiar për plotësimin e këtyre kërkesave financiare do të ishte sa 0,1% e PPP dhe koncensioneve të ndryshme që ka dhënë qeveria, por efekti pozitiv do të ishte një mijë herë më shumë për të përfituar një brez të ri të kualifikuar, për të punuar në Shqipëri dhe për të mbajtur trurin larg eksodit masiv që po ndodh sot!


