Kjo ditë përkujton ekzistencën e jetës së kafshëve në të gjitha format e saj të mundshme. Gjatë kësaj dite, bëhen homazhe për të gjithë jetën e kafshëve që rrethojnë Tokën dhe kjo e bën të mundur ekzistencën e qenies njerëzore.
Dita Botërore e Kafshëve u shpall me iniciativën e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve në një kongres të mbajtur në Vjenë në 4 tetor të vitit 1929 . Objektivi kryesor ishte gjenerimi i një zgjidhjeje për problemin e specieve të rrezikuara. Dita festohet në 4 Tetor të çdo viti. Kjo datë nuk është e rastësishme, ajo përkon me përkujtimin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit, në 1226, një nga mbrojtësit e parë të mëdhenj të të drejtave të kafshëve. Ai konsiderohet si i pari person që vendosi imazhin e qenies njerëzore në të njëjtin nivel me të gjitha gjërat e krijuara nga Zoti, përfshirë kafshët. Kjo ditë përkujton ekzistencën e jetës së kafshëve në të gjitha format e saj të mundshme. Gjatë kësaj dite, bëhen homazhe për të gjithë jetën e kafshëve që rrethojnë Tokën dhe kjo e bën të mundur ekzistencën e qenies njerëzore.
Në Shqipëri “Shoqnia për Mbrojtjen e Shtazëve” u themelua në Tiranë në vitin 1937 nën kujdesin e Nënës Mbretëreshë. Zonja Shasha Libohova bashkëshortja e Eqerem Libohovës ështe bashkëthemeluese e shoqatës “Shoqnia për mbrojtjen e shtazëve” dhe një nga kontribueset aktive për mbrojtjen e kafshëve. Qëllimi i Shoqërisë ishte të nxiste dashurinë për kafshët, të zbutej keqtrajtimi i tyre dhe të emanciponte pronarët që të kujdeseshin për shëndetin fizik të kafshëve
Selia e saj ndodhej në Rrugën e Kokonozit në Tiranë. Komiteti i Shoqërisë për mbrojtjen e e shtazëve përbëhej nga:
1. Shasha Libohova.
2. Mediha Frashëri
3. Maria Serreqi
4. Fred Marchand
5. Qemal Butka
6. Mid’hat Frashëri
7. D.R. Oakley Hill
8. Abedin Nepravishta
9. Dr. Naim Vreto (veterineri).




