NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    5 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    8 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Stokholm/ Tre shkencëtarë fituan së bashku Nobelin e këtij viti në fizikë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Stokholm/ Tre shkencëtarë fituan së bashku Nobelin e këtij viti në fizikë

Neutrale
Last updated: 2022/10/04 at 4:39 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Francezi Alain Aspect, amerikani John F. Clauser dhe austriaku Anton Zeilinger janë fituesit e Nobelit në fizikë. Akademia Suedeze e Shkencave i vlerësoi ata për “studimet pioniere në fushën e informacionit kuantik”.

Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë shkon për fizikanin francez Alain Aspect, fizikanin eksperimental amerikan John Clauser dhe fizikanin kuantik austriak Anton Zeilinger. Ata u nderuan për kërkimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike, siç njoftoi Akademia Suedeze e Shkencave të martën në Stokholm. Ata kanë arritur njohuri novatore me eksperimentet e tyre me grimca që bashkohen me njëra-tjetrën edhe pse nuk kanë qenë kurrë me njëra-tjetrën. 

Rezultatet e punës së tyre hapën rrugën për teknologji të reja të bazuara në informacionin kuantik, argumentoi Akademia. “Parashikimet e tyre kanë tronditur themelet e mënyrës së interpretimit të matjeve”. 

“Ndërsa fizikanët shpesh trajtojnë probleme që në shikim të parë duken të jenë shumë larg shqetësimeve të përditshme – grimcat e vogla dhe misteret e gjera të hapësirës dhe kohës – studimet e tyre ofrojnë bazat për shumë aplikime të shkencës në praktikë, si për shembull në fushën e kriptimit ose teleportimit”, u bë e ditur nga Akademia. Zeilinger, i cili ishte i lidhur me telefon me gazetarët në Stockholm, tha se bëhet fjalë jo për teleportim njerëzish, si në filmat e tipit Star Treck, por për teleportimin e të dhënave. 

Vitin e kaluar, çmimi i Nobelit në Fizikë iu dha tre shkencëtarëve – Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi – puna e të cilëve kishte ndihmuar në shpjegimin dhe parashikimin e forcave komplekse të natyrës, duke zgjeruar kështu të kuptuarit tonë për ndryshimin e klimës. 

Mjekësi: Nobeli i dytë brenda familjes

Të hënën, Akademia e Nobelit në Stokholm shpalli fituesin e çmimit Nobel në mjekësi: shkencëtarin suedez Svante Paabo. Ai u nderua për zbulimin e sekreteve të ADN-së së Neandertalit. Hulumtimet e tij kanë sjellë njohuri të rëndësishme për të kuptuar sistemin tonë imunitar, argumentoi juria.

Pääbo edhe më parë ishte nderuar me  çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 atij i ishte dhënë  çmimi gjerman Leibniz, një nga çmimet më të njohura të shkencës në botë. 67-vjeçari ishte në Leipzig të Gjermanisë kur mësoi  për nderimin e tij më të fundit. 

Pääbo nuk është nobelisti i parë në familjen e tij. Edhe i ati, Sune Bergström, e ka marrë çmimin për të njëjtën kategori, në vitin 1982. Bergström u nderua së bashku me dy të tjerë për “zbulime në lidhje me prostaglandinës dhe substanca aktive biologjikisht të afërta”. 

Vitin e kaluar çmimin Nobel në Mjekësi e morën dy shkencëtarë të biologjisë molekulare: Julius dhe Patapoutia.

Java e Çmimeve

Java e parë e tetorit është gjithnjë jave shpalljeve të fituesve të çmimit Nobel.  Të mërkurën pritet të shpërndahet çmimi nobel për kimi dhe të enjten për  letërsi. Çmimi Nobel i Paqes 2022 shpallet të premten, ndërsa çmimi i ekonomisë më 10 tetor. Paratë vijnë nga trashëgimia e  lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

Çmimet Nobel kanë vlerë prej 10 milionë korona suedeze (rreth 900,000 dollarë) dhe akordohen më 10 dhjetor. Festa e sivjetshme do të mbledhë edhe nobelistët e viteve 2020 dhe 2021, për të cilët nuk pati ceremoni për shkak të pandemisë së koronavirusit. DW

TAGGED: Lajme
Neutrale October 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
4 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
4 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
5 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
8 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?