“Personi megaloman personalizon sjellje tipike superioriteti, tenton të udhëheqë dhe merr përsipër detyra joproporcionale me fuqitë e tij.” (Mjeksore)
Kjo është njëra prej sjelljeve që tipizon megalomànin.
Megalomania shfaqet me konceptin e vlerësimit me çdo kusht superior ndaj çdo personi tjetër, kudo, në biseda, takime, debate…
Këtë situatë një herë në jetë sëpaku, e kanë përjetuar të gjithë, edhe unë. Por kur kjo të shoqëron gjatë, ndryshe sa shfaqet, fsheh një brishtësi ekstreme të personit, që në fakt i ka rrënjët në një kontraditë të brendëshme me vetveten. Sepse megalomani ka një vlersim të ulët për vetveten prandaj është i ndjeshëm ndaj kritikës më të vogël.
Këta persona i shohim e i takojmë shpesh, edhe këtu në rrjete sociale. Mua më ka ndodh edhe padashje ndonjëherë (megalomani nga pakujdesia në termin juridik). Mundohemi të ruhemi por…i kuptojmë të tjerët dhe për këtë arsye edhe i anashkalojmë.
Fjalën e kam te komunikimi agresiv që bëjmë me njëri-tjetrin edhe këtu në rrjet social, sapo të mos na pëlqeje mendimi i tjetrit. Nuk durojmë mosdakortësitë, jo më kundërshtitë. Mungesën e argumentit e zëvendësojmë me sulm personal. Dhe kjo është sëmundje, që duhet shëruar. Unë do përpiqem të mos më ndodhi. Vetëm miqtë e ngushtë kanë të drejtë të tejkalojnë kufirin etik të lejuar në komunikim (pa e bërë rrugë), sepse kanë mirkuptim pa kushte…
Prandaj ndodh shpesh që përdorim obsionin “block”. Në fakt, është problemi ynë, jo i atyre që “të detyrojnë ta përdorish”. Pikë!
Ka nevojë për një frymë të re në komunikim, si një ushqim mirësie.
Ditë të mirë për të gjithë!

