Kështu ka pohuar në konferencën për shtyp ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Ja shënimi i saj në “Facebook”:
📍Zhvilluam konferencën për shtyp mbi treguesit kryesorë të ekonomisë për periudhën 8 mujore.
📈Për periudhën 6 mujore ekonomia e vendit është rritur me 4.17 % dhe nisur nga kjo ecuri do të vijojmë t’i qëndrojmë parashikimeve për një rritje ekonomike prej 3.2 % në vitin 2022.
📑Të gjithë parametrat e analizuar tregojnë se aktiviteti ekonomik i deritanishëm është pozitiv dhe se turizmi do të jetë një nga motorët kryesorë.
🇦🇱Jemi të vetëdijshëm për efektet që po shkakton rritja e çmimeve dhe kriza energjetike, në ekonomi, por jemi të bindur se politikat që po zbatojmë do të na ndihmojnë në zbutjen e tyre.
#ekonomianëfokus📈

