Me një status në rrjetet sociale, ish deputeti Gerti Bogdani, evidenton problematikat e transportit publik në qytet.
Në çdo hallkë të përditshmërisë së tyre, veç ju vështirësohet jeta qytetarëve, shkruan Bogdani.
Ja postimi i tij:
Transporti publik ne Tirane eshte nje nga problemet kryesore qe ka qyteti. Jo vetem qe nuk garanton standartet minimale per pasagjeret, por ndikon drejt per drejte ne ndotjen e qytetit dhe ne krijim e trafikut!
Rritja e çmimit te biletes, siç beri Bashkia Tirane nuk eshte zgjidhja. Ky problem kerkon nje zgjidhje te thelle, qe autobuzet, jo vetem te mos ngarkojne trafikun, por perkundrazi ta lehtesojne ate; jo vetem te mos shkaktojne ndotje, por te garantojne kushte edhe standarte per banoret!
Rritet çmimi i karburantit, rritet çmimi i biletes se autobuzit, ajri tejet ndotur dhe mungesa e kushteve ne trafik e bejne te pamundur levizjen me mjete te tjera… pse duhet t’u veshtiresohet ne çdo menyre jeta qytetareve??


