Shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç, kishte ardhur për turizëm, por në fshatin Progonat të Tepelenës, është rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”
Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, zjarrfikës dhe efektivë të policisë të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Ja njoftimi:
Tepelenë/Informacion paraprak
Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.
Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

