KESH blen energji me 500 euro gjatë natës dhe nuk e merr nga KEK-u i Kosovës me të drejtë kthimi.
Kështu shkruan në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha.
Ja postimi i tij:
KESH vazhdon mega-vjedhjet ndaj qytetarëve. Blen energji me 500 euro gjatë natës dhe nuk e merr
nga KEK-u i Kosovës me të drejtë kthimi.
Kjo i kushton takspaguesve 8 milionë euro në javë.
🔴 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Doktor pershendetje, nje krim ekonomik po konsumohet ke KESH keto dite: KESH ne vend qe te merrte energji nga KEKU i Kosoves gjate nates,, nga ora 00:00 deri ne 00:06 , kohe kjo kur KEKU i Kosoves ka rezerva energjie,, preferon qe ta blej ate ne import me cmime 500 Euro/MWh . Po te ishte marr energji nga Kosova gjate nates,, vetem kete jave do ishin kursyer 8 milion euro.
Mendoj qe duhet bere publike.
Ju falenderoj

