NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    13 hours ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    1 day ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    1 day ago
    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë goditur rëndë kapacitetet ushtarake dhe drejtuese të Iranit, duke përsëritur se Teherani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore.
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lojërave të fatit iu rikthehet fati
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë
Të tjera
Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lojërave të fatit iu rikthehet fati

Neutrale
Last updated: 2022/10/02 at 7:47 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Pas nismës për mbylljen me ligj të lojërave të fatit nga 1 janari 2019, shoqëritë që e ushtronin këtë aktivitet dolën nga lista e më të mëdhave, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet. Vetëm “Regency Casino” vijoi të kishte aktivitet.
Por, viti 2021 ka sjellë rifutjen në listë të kompanive, që këtë herë janë kthyer nëpërmjet menaxhimit të kazinove në hotelet me 5 yje.

“Adria Entertainment” ka rihyrë në listën e “Monitor 200” pas trefishimit të të ardhurave në 3.3 miliardë lekë në vitin 2021, në krahasim me 2020-n, ndërsa në 2019-n, ajo deklaroi një qarkullim modest prej vetëm 4 milionë lekësh.

Sipas raportit të aktivitetit, gjatë vitit 2020, shoqëria u pajis me licencë për ushtrim veprimtarie lojëra fati, kategoria “Kazino të vendosura në hotele me 5 yje”. Të ardhurat nga lojërat e fatit u trefishuan në 3.1 miliardë lekë, ose 92% të totalit të të ardhurave.

“Regency International Casino Tirana” rriti të ardhurat me 33%, në 2.3 miliardë lekë, ndonëse kazinoja mbeti ende 30% poshtë niveleve të parapandemisë.

Qeveria po rishikon mundësinë për të rikthyer bastet, por vetëm online. Në fillim të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rihapjen e basteve sportive, por vetëm online,

Sipas Ramës, nuk do të ketë më lokale bastesh, por do të tentohet të licencohen tre kompani, që funksionojnë vetëm online, për t’i eliminuar kompanitë e tjera që kanë hyrë në të zezë.

“Nga konsultimet që kemi bërë, veç rrjeteve informale të aktivitetit në të zezë që janë online, është edhe fenomeni i futjes së kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, ose i futjes së rezidentëve shqiptarë në faqet e tyre.
Licencimi i tre prej tyre e bën më të pamundur edhe pjesën e zezë, pasi hyn në lëvizje mekanizmi i mbrojtjes së konkurrencës në Europë. Sepse nuk mund t’i futesh tjetrit aty ku ai ka licencë”, shtoi ai.

Në vitin 2018, viti i fundit i aktivitetit të lojërave të fatit, qarkullimi vjetor i kompanive të licencuara ishte rreth 140 milionë euro, ku 60% e totalit vinte nga kazinotë, sipas të dhënave të mëparshme të Monitor në renditjet e kompanive më të mëdha në vend.

Ky ishte vetëm tregu zyrtar, ndërsa vlerësimet e aktivitetit real ishin disa herë më të larta, për shkak të informalitetit masiv.
“Apex-Al”, “Lotto Sport”,  “Top Sport”, “Adriatik Game” ishin më të mëdhatë në vend, me xhiro që në vitin 2017 luhatej midis 2.2-2.5 miliardë lekë secila.  ITSGA ishte kompania më e madhe sipas numrit të të punësuarve, me rreth 3 mijë të tillë dhe 1.4 miliardë lekë të ardhura.

Këto biznese ishin ndër më fitimprurëset në vend, me norma fitimi që luhateshin nga 30-70%.

 Më 31 dhjetor 2018, qeveria vendosi mbylljen e kazinove elektronike, basteve sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike në distancë (online).

Të vetmet që u lanë në këtë fushë ishin kazinotë në hotele me 5 yje, ndërkohë që kazinoja e vetme me një licencë 10-vjeçare Regency (Parku Rinia, tek Tajvani) iu la kohë deri në mbarimin e afatit.

Në vitin 2020 qeveria miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara.

Deri tani janë të paktën 5 kazino të hapura në hotelet brand name në kryeqytet dhe bregdet.

Monitor.al

 

TAGGED: Lajme
Neutrale October 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
6 hours ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
12 hours ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
13 hours ago
Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë
1 day ago
Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
1 day ago

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…

Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?