Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku në përfundim të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ndizen dhe dritat e emrave të firmëtarëve të aktit të krijimit të shtetit.
Ai e ka përcjellë këtë prani me një video treguese, ku dallon shprehja “përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues”
Ja postimi i tij:
📍Vlorë – Në përfundim të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar🇦🇱🙏🦅
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃🏃♀️



