Cebra, kompania nga Danimarka është përzgjedhur si fituese e konkursit ndërkombëtar për “Tirana Multifunctional Center”. Në ndërtimin e saj do të përdoret teknologjia më e fundit. Cebra u përzgjodh nga juria e përbërë nga arkitektë të njohur të huaj.
Në konkursin e hapur, studiot OODA, Cebra, Fuksas, JDG+ SHIGERU dhe UN STUDIO, prezantuan projektet e ideuara të bazuara tek zhvillimin urbanistik i kryeqytetit, banesat tradicionale dhe peizazhin natyror.
“Tirana Multifunctional Center” do të jetë ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës, pas Pallatit të Kulturës, e do të përmbajë qendra biznesi, brand-et më të njohura të restoranteve, apartamente dhe parkim publik.

