Kafja, e diskutuar kudo dhe përherë. Ekspres apo turke, e nxehtë apo e ftohtë, shqeto apo e përzier me qumësht, kremra dhe ëmbëlsues ?
Këtyre pyetjeve përgjigjen j’ua jep shija e secilit, por mos të krijojnë varësi.
Shumë njerëz e presin me padurim zbardhjen e ditës, jo për të parë diellin, por për të shijuar kafen e mëngjesit.
Mos harroni…
Sasia ditore e rekomanduar e konsumimit të kafeinës është 300mg, por shumë persona e tejkalojnë këtë dozë në mënyrë që të përshtaten me nisjen e ditës, orarin e ngarkuar të punës dhe detyrat e tjera që kanë në vijim.
Moshat e reja nuk e ndjejnë këtë tejkalim prej energjisë dhe vitalitetit, por në fakt, nuk janë duke e ndihmuar organizmin e tyre.
Moshat e mesme më së pari duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me kafeinën, ndërsa mosha e tretë detyrimisht nën rregulla strikt dhe porositë mjekësore.
Hulumtimet e hollësishme kanë treguar se kafeina ka efekte pozitive, kur përfshihet në dietë, siç është rritja e vëmendjes, performancës fizike, etj.
Madje edhe Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka konstatuar se 75mg kafeinë ndihmojnë në rritjen e përqendrimit dhe vëmendjes.
Tejkalimi i sasisë së rekomanduar ditore të kafeinës mund të ketë efekte të dukshme negative në shëndetin mendor.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut, aritmi në puls, ankthi dhe simptoma të tjera për të cilat mjeku j’u ka këshilluar për çështjen e kafeinës, konsumimi i saj vetëm sa i keqëson më shumë këto gjendje.
Sasia e tepërt e kafeinës mund ta çrregullojë edhe gjumin, e gjithashtu mund të çojë edhe në hiperaktivitet.
Konsumimi i kafes në stomak të zbrazët te disa persona mund të stimulojë edhe prodhimin e acidit hidroklorik.
Nëse trupi juaj duhet të prodhojë më shumë acid hidroklorik për t’iu kundërpërgjigjur kafeve të rregullta që pini, atëherë kjo ndikon në shtim të peshës trupore.
Duhet të keni parasysh që edhe produkte që mund të konsumoni gjatë ditës, kanë gjithashtu kafeinë dhe ju po e shtoni atë mbi normë në organizëm.
Ja disa prej tyre:
– Redbull (kënaçe 250ml): 80mg kafeinë
– Çokollatë e zezë (100g): 80mg kafeinë
– Coca-Cola dietike (kënaçe 330ml): 42mg kafeinë
– Çaji i zi: 31mg kafeinë.

