Ky është raporti që përcjellë policia për aktivitetin e tyre në 24 orët e fundit.
Njoftimi:
Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit.
“Përditë angazhim dhe përkushtim për të parandaluar, evidentuar dhe luftuar paligjshmëritë.
✅Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një konflikti mes disa adoleshentëve, në Tepelenë. U vu në pranga 17-vjeçari, si dhe u sekuestrua kallashnikovi që kishte marrë në banesë dhe një sasi lënde narkotike.
✅ 9 operacione të finalizuara, në të gjithë vendin, për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, prostitucionit, kontrabandës, informalitetit, shitjes së lëndëve narkotike dhe për kapjen e personave në kërkim;
✅20 persona të arrestuar dhe të ndaluar.
✅Janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike në formë çokollate, naftë e kontrabanduar dhe shuma parash të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Kontrollet blic do të vijojnë në të gjithë vendin”.


