Aneksimi i katër territoreve ukrainase nga Rusia sot, nuk ka asnjë vlerë juridike. Mund të ketë vlerë për moralin e forcave ruse, nëse ata do të luftojnë për këto territore, si për vendin e tyre.
Fati i katër territoreve të aneksuara sot dhe i Krimesë të aneksuar në vitin 2014 do të varet nga përfundimi i luftës.
Rusia kreu një agresion ushtarak, të paprovokuar, kundër Ukrainës në 24 shkurt 2022, duke shkelur rëndë të drejtën ndërkombëtare. Lufta në Ukrainë do vijoj, por fati i saj do të përcaktohet në Moskë.



