NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    16 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    19 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    2 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Europa përgatitet për ndërprerje të funksionimit të rrjetit celular
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Europa përgatitet për ndërprerje të funksionimit të rrjetit celular

Neutrale
Last updated: 2022/09/30 at 4:29 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Megjithëse dikur kjo ishte e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të dalin jashtë përdorimit në Europë këtë dimër, nëse ndërprerjet e energjisë ose racionimi i saj prekin edhe disa pjesë të rrjeteve celulare të Europës.

Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz përmes linjës kryesore të furnizimit të Europës pas konfliktit në Ukrainë, ka shtuar mundësinë që të ketë mungesa të energjisë. Në Francë, situata është përkeqësuar akoma më shumë nga mbyllja e disa centraleve bërthamore, për arsye që lidhen me mirëmbajtjen e tyre.

Zyrtarët e industrisë së telekomunikacionit thonë se druhen që një dimër i ashpër do të vërë në vështirësi infrastrukturën e telekomunikacionit në Europë, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë që të bëjnë përpjekje për të zbutur ndikimin e tij.

Aktualisht, sistemet rezervë që përdoren për të përballuar ndërprerjet e përmasave të mëdha të energjisë nuk janë të mjaftueshme në shumë vende europiane, sipas katër drejtuesve në industrinë e telekomunikacionit, duke shtuar kështu mundësitë për ndërprerje të funksionimit të sektorit të telefonisë celulare.

Vendet e Bashkimit Europian, duke përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë vazhdimësinë e komunikimeve, edhe nëse ndërprerjet e energjisë do të sjellin nxjerrjen jashtë loje të baterive rezervë të instaluara në mijëra antena celulare që ndodhen në të gjithë territorin e këtyre vendeve.

Europa ka gati gjysmë milioni antena të larta që shërbejnë për sektorin e telekomunikacionit dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për të mundësuar funksionimin e antenave celulare.

Franca

Në Francë, plani i paraqitur nga organizata e shpërndarëjes së energjisë elektrike Enedis, përfshin ndërprerje të mundshme të energjisë për deri në dy orë në skenarin më të keq të mundshëm, sipas dy burimeve për Reuters.

Ndërprerjet e përgjithshme do të preknin vetëm disa pjesë të vendit, por jo njëkohësisht. Shërbimet më të rëndësishme, të tilla si spitalet, policia dhe qeveria nuk do të ndikohen nga këto ndërprerje, thanë burimet.

Qeveria franceze, operatorët e telekomunikacionit dhe Enedis, një njësi e ndërmarrjes shtetërore EDF, kanë zhvilluar bisedime lidhur me këtë çështje gjatë verës, sipas qeverisë franceze dhe burimeve për Reuters.

Federata Franceze e Telekomunikacionit (FFT), një grup lobimi që përfaqëson Orange, Bouygues Telecom dhe SFR, e vuri përgjegjësinë mbi Enedis, për pamundësinë e saj për t’u siguruar që antenat e telekomunikacionit të mos preken nga ndërprerjet e energjisë.

Enedis tha në një deklaratë për Reuters se të gjithë klientët e rregullt trajtohen në mënyrë të barabartë, në rast të ndërprerjeve të jashtëzakonshme të energjisë.

Organizata e shpërndarjes së energjisë elektrike tha se ishte në gjendje të izolonte disa pjesë të rrjetit, për të furnizuar klientët me më shumë përparësi, si për shembull spitalet, komplekset kryesore industriale dhe ushtrinë, si dhe shtoi që u takonte autoriteteve lokale që të bëjnë pjesë të listës së klientëve prioritarë edhe infrastrukturën e operatorëve të telekomunikacionit.

Suedia, Gjermania dhe Italia

Kompanitë e telekomunikacionit në Suedi dhe në Gjermani kanë ngritur gjithashtu shqetësime për mungesat e mundshme të energjisë elektrike, duke i adresuar këto shqetësime me qeveritë e tyre respektive, thanë disa burime për Reuters.

Agjencia rregullatore e telekomunikacionit në Suedi, PTS, po punon me operatorët e telekomunikacionit dhe me agjencitë e tjera qeveritare për të gjetur zgjidhje. Kjo punë përfshin edhe bisedimet për atë që do të ndodhë nëse do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

PTS po financon blerjen e stacioneve të transportueshme të karburantit dhe të stacioneve bazë celulare, të cilat mund të lidhen me telefonat celularë për të përballuar skenarin e ndërprerjeve të gjata të energjisë, tha një zëdhënës i PTS.

Agjencia italiane e lobimit në fushën e telekomunikacionit tha për Reuters se ajo kërkon që rrjeti celular të përjashtohet nga çdo ndërprerje e energjisë elektrike ose kufizim i furnizimeve për të ruajtur energjinë, si dhe deklaroi që do ta ngrejë këtë çështje me qeverinë e re të Italisë.

Ndërprerjet e energjisë rrisin mundësinë që komponentët elektronikë të dëmtohen në rast të ndërprerjeve të menjëhershme të energjisë elektrike, tha në një intervistë drejtuesi i agjencisë italiane të lobimit në fushën e telekomunikacionit, Massimo Sarmi./ Reuters

Neutrale September 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
14 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
14 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
16 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
19 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
2 days ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?