Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot marrëveshjen për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, veprim i paralajmëruar ky, mbas daljes së rezultateve të referendumeve të organizuara në disa rajone të Ukrainës.
Pikërisht për këtë akt ka reaguar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në postimin e saj në “Twitter”, Von der Leyen shkruan se nuk do të ndryshojë asgjë dhe se të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga Rusia janë tokë ukrainase dhe se do të jenë gjithmonë pjesë e saj.
“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran”, përfundon Ursula von der Leyen.


