NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    18 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    21 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    2 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dhuna S*ksuale/”Ti je e abuzuar” – Del studimi për dhunën s*ksuale në sportet gjermane
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dhuna S*ksuale/”Ti je e abuzuar” – Del studimi për dhunën s*ksuale në sportet gjermane

Neutrale
Last updated: 2022/09/30 at 8:34 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

72 sportiste dhe sportistë të prekur raportojnë për dhunën seksuale që kanë përjetuar si të mitur në klubet sportive gjermane

13 vjeçe ishte Tina, kur trajneri për herë të parë e shtyu te muri i pishinës, duke u fërkuar me të.  Por terreni për këtë veprim, që Tinës iu duk “normal” ishte përgatitur qysh më parë. Me një dhunë psikike dhe emocionale që ndodhte hapur, dhe askush nuk reagonte.
Parapërgatitje me dhunë emocionale

“Kush vinte me vonesë duhet të bënte 50 pompa dënim, ose pas stërvitjes t’i vendoste të gjitha veglat në vend brenda një kohe shumë të shkurtër, përndryshe trajneri do t’i rrëzonte  dhe ti duhej t’i vije tëra nga e para”, thotë Tina. Pushteti i trajnerit të ri e të suksesshëm të gjimnastikës ishte i padiskutueshëm. Dhe askush nuk guxonte të thoshte diçka as edhe kur ai i përgatiste vajzat fillimisht verbalisht për shërbimet ndaj tij; Bënte kategorizime vithesh dhe gjinjsh ose përdorte një gjuhë të përditshme aq të seksualizuar saqë për vajzat ishte normale dhe në njëfarë mënyre diçka “cool”  që të pëlqeheshin ose adhuroheshin seksualisht nga trajneri i tyre.

Marrëdhënia seksuale e Tinës me trajnerin vijoi deri në moshën 17-vjeçare. Vetëm  tre vjet më vonë, kur Tina shkoi të studionte në një qytet tjetër, iu bë e qartë se kjo marrëdhënie kishte qenë abuzim dhe jo akt i vullnetit të lirë, siç kishte kujtuar ajo.

“Kur isha 20 vjeçe i tregova për herë të parë shokut tim për “marrëdhënien”  me trajnerin. Dhe ai më tha: Ti je e abuzuar! Sepse trajneri ka kryer marrëdhënie seksuale me një person nën kujdestari. Dhe kjo është një vepër penale.”

72 rrëfime tronditëse

Rasti i Tinës nuk është i vetmi. Përkundrazi, një studim i prezantuar të martën në Berlin, jep shifra shqetësuese. Në maj të vitit 2019 , një komision i pavarur i ngarkuar nga Parlamenti Gjerman, u bëri thirrje të prekurave ose të prekurve që të përshkruanin përvojat e tyre me abuzimin seksual në sport. 72 sportiste rrëfejnë aty për përvojat e tyre. Dy të tretat janë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur ose rregullisht. 

Bettina Rulofs, një nga autoret e studimit dhe sociologenë Shkollën e lartë të Gjermane të Sportit në Koeln, thotë se “bëhet fjalë për ngacmime fizike seksuale dhe përdhunime nga ana e të rriturve kundrejt fëmijëve dhe të rinjve në sport, në kushte kujdestarie ose varësie. Përveç dhunës seksuale bëhet fjalë edhe për dhunë psikike, dhunë fizike, rrahje, shkelma, dhunë emocionale. Treçereku i të prekurve janë gra.”

Klube të heshtura

Abuzuesit janë shumica burra, trajnerët, kujdestarët ose mësuesit në sportet e organizuara. Autoret mendojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.  Problemi  është se në Klubet Sportive sundon heshtja. Të prekurve zakonisht nuk u vihet veshi, por përkundrazi, ato shantazhohen me akuza për shpifje.  Kjo sepse shumica e të dhunuesve kanë qenë trajnerët, që gëzojnë një reputacion shumë të mirë në klube ose edhe në rrethin familjar. Fenomeni është më i përhapur në nivelet profesioniste ose që marrin pjesë nëpër kampionate, dhe më pak në sportet që bëhen për të kaluar kohën ose në shkolla. Sportet më të  prekura janë gjimnastika dhe futbolli.

Sipas studimet, në sport shumë rrallë zbardhen dhe trajtohen rastet e dhunës së seksualizuar ose abuzimeve seksuale.  jë nismë pozitive është nisma Safe Sport, e Shoqatës së Atletëve në Gjermani, një zyrë kjo, që dëgjon dhe ndihmon të prekurit.

Angela Marquardt, e cila është vetë e prekur, por si politikane socialdemokrate anëtare e komisionit të trajtimit të abuzimeve, kritikon faktin që Shoqata e Sporteve Olimpike të Gjermanisë nuk pranon të japë para për financime të tilla. “Ne nuk duhet ta pranojmë këtë aq lehtë”, tha ajo.

Sporti në Gjermani ka një imazh shumë të  lartë. Prandaj edhe klubet sportive vlerësohen shumë nga shoqëria për efektin edukues që kanë. Çtabuizimi i kësaj teme do ta prishte këtë narrativë për sportin, thotë Rolof, prandaj edhe shumë klube nuk merren fare me këtë çështje.

Shembulli i Tinës e konfirmon këtë. Tina ishte nga të parat që e denoncoi trajnerin e saj dhe vuri në bankën e të akuzuarve, padisë së saj iu bashkuan shumë shoqe të atëhershme të klubit. Trajneri u dënua me burg, por për shkak të disa gabime proceduriale vendimi nuk është ende në fuqi. Klubit sportiv, iu deshën gjashtë vjet, që nga padia, për të kërkuar falje publike ndaj ish-sportisteve të dëmtuara.DW

Neutrale September 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
17 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
17 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
18 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
21 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
2 days ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?