Parashikimi i motit/Vranësira dhe reshje
Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme në pothuajse gjithë ditën duke sjellë vranësira të shumta.
Parashikohet që vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.
Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve.
Mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim gradual dhe të përkohshëm të motit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

