Monedha Europiane euro, ka pësuar një goditje traumatike javën e fundit.
Euro u këmbye me 116.32 lekë.
Ndërsa dollari shënoi të hënën vlerën prej 120.12 lekësh.
Kjo është vlera më e lartë që monedha amerikane shënon në kursin kundrejt lekut që prej majit të vitit 2017.
Dollari amerikan po forcohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos kursi i tij kundrejt euros reflektohet edhe në kursin me lekun.

