Mjeranë !
Më ndjeni që nuk mendoj dot si ju.
Më ndjeni që nuk adhuroj dot si ju.
Më ndjeni që nuk baltos dot si ju.
Më ndjeni që nuk indoktrinohem dot si ju.
Më ndjeni që dua me zemër e jo me xhep si ju.
Më ndjeni që flas e nuk hesht dot si ju.
Më ndjeni që them atë që ndjej pa ju pyetur ju.
Me ndjeni që dua të ngel i lirë dhe kur z’doni ju.
Më ndjeni që marr fryme kur nuk doni ju.
Më ndjeni që nuk mbaj maska si ju.
Më ndjeni që nuk kam “zot” tjetër veç atij ZOT që është dhe mbi ju.
Më ndjeni që ulëras kur padrejtësia bie dhe mbi ju.
Më ndjeni që kam një mal me të meta por sja kam askujt me hile si ju.
Më ndjeni që kur bëj rezymenë e jetës sime gjej plot gabime por jo faje me dashje si ju.
Mjeranë ju bën ndërgjegja e jo Mjerimi fizik, njoh me dhjetra Lypsarë që janë më të “pasur” se JU .
Harris Murana/MJERANË, Mblidhni mendjen !
Leave a comment
Leave a comment

