Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mbrëmë për klubin e Ballkanit të Suharekës.
Klubi kosovar pas ndeshjes, të cilën e humbi mbrëmjen e djeshme ndaj Slavia Pragës me rezultatin 3-2, e vlefshme për sfidën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës është nisur me avion për në Prishtinë.
Piloti i avionit, ndodhur përballë një defekti, ka bërë ulje të detyruar.
Sipas mediave në kosovare, xhami kryesor i kabinës së pilotimit filloi të krisej në ajër.
Gjendur në situatë të tillë, piloti bëri ulje të detyruar sërish në kryeqytetin e Republikës së Çekisë.
Fatmirësisht nuk ka ka patur probleme të tjera dhe i gjithë stafi teknik, lojtarët dhe stafi i bordit të avionit mëngjesin e sotëm nisën fluturimin për në Prishtinë.
Mësohet se avioni bëri ulje të suksesshme dhe ekipi u drejtua për Suharekë me autobusin e klubit.
Klubi i Futbollit Ballkani është një klub profesionist futbolli me seli në Suharekë, Kosovë. Klubi luan në Superligën e Futbollit të Kosovës, e cila është niveli më i lartë i futbollit në vend.



