Në foto është shkolla “Oso Dauti” në Llugaj të bashkisë Tropojë.
Dje ka nisur viti i ri shkollor dhe duket në çfarë gjendje është.
Dimri i alpeve është i ashpër dhe merret me mënd se si do ta kalojnë nxënësit.
Nga burime mësohet, se kjo shkollë është ndërtuar, kur drejtor i saj ka qenë mësuesi Selim Berisha në vitet 1975- 1981.
Ndërtuar, siç thonë tropojanët, me ndihma dhe mbështetje miqsh e vullnetarësh.


