Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një intervistë në Euronews Albania, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe duhet të vazhdoi të përmbush vizionin e tij për metropolin.
“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme. Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet, Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.

