Shkruar më 11 shtator 2016.
Me pishtarin e demokracisë dhe Nderi i Kombit Azem Hajdari dhjetra vite më parë, mikun tim të para viteve 1990, u takova pranë selisë së PD.
Ai sapo ishte kthyer nga mitingu i Fierit, çfarë ai tha: Ne, prapë do ta marrim pushtetin, hajdutët dhe kriminelat brenda dhe jashtë PD, nuk do të kenë ma vend në politikën shqiptare.
Pastaj kur i kujtova rrezikimin e tij nga “besa” e malsorit, fatmirësisht kishte shpëtuar 2-3 herë nga atentati i maësorëve dhe në malësi, ai u mendua pak, një damar iu ngrit në ballë, me heshtjen e tij tregoj parandjenjë të keqe…
Më përqafoi dhe u largua për në selinë e PD.
S’u pamë më…
Betimi i Azemit për pastrim të Shqipërisë nga hajdutët dhe kriminelët nuk u mbajt, ata bëjnë ligjin, blejnë edhe shpirtin e votuesve dhe pastrojnë parat e tyre.
PD e ka për detyrë mbajtjen e këtij betimi që sot tingëllon si KUSHTRIM, për një reformë në drejtësi të pakapur, por e monitoruar nga politika dhe ndërkombëtarët, prandaj sot më tepër se kurrë duhet të themi:
AZEM TI JE GJALLË !

